• петок, 13 март 2026

Mickoski: Ish kryetarë të degëve të LSDM-së janë të përfshirë në tregtinë me marihuanë, rasti po thellohet

Mickoski: Ish kryetarë të degëve të LSDM-së janë të përfshirë në tregtinë me marihuanë, rasti po thellohet

Shkup, 13 mars 2026 (MIA)- Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën për Ora24.tv, duke folur për rastin e marihuanës së sekuestruar, theksoi se në interes të hetimit nuk mund të flasë më shumë, por ajo që tashmë është e njohur për opinionin është se ish kryetarë të degëve të LSDM-së dhe të afërm të tyre janë të përfshirë në këtë rast.

“Do të vijë koha që gjithçka të dalë në shesh. Hetimi do të përfundojë dhe do të dëgjojmë emra. Deri tani, nga ajo që dihet në opinion, ish kryetarë të organizatave lokale të LSDM-së dhe të afërm të tyre janë në njëfarë mënyre të përfshirë në të gjithë këtë skandal. Do t’ju kujtoj se ky skandal nuk është i ri. Ka pasur një aksion policor edhe më herët, në kohën kur LSDM dhe BDI ishin në pushtet në relacionin Strumicë- Prilep. Ju kujtohet se atëherë ai aksion u zhvillua në bashkëpunim me DEA-n amerikane, ndërsa u përmendën edhe emra që janë në lidhje familjare me familjen Zaev”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se e gjithë kjo është shumë simptomatike dhe indikativë.

“Në këto kushte derisa vazhdon hetimi, do të përqendrohem vetëm në kumtesat zyrtare që vijnë nga Ministria e Punëve të Brendshme”, ka thënë ai.

Остани поврзан